×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet 50 vjeçari, plagoset një 19 vjeçar

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 16:15

    Kryetari i Njësisë Administrative të Kotës në Vlorë u vra gjatë një konflikti ende të paqartë. Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe një 19-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


    Kryetari i njësisë Argjile Gjoka rreth 50 vjeç mori një plumb në gjoks dhe ndërroi jetë në spital. Paraprakisht thuhet se Gjoka ka ndërhyrë për të shuar një sherr midis disa banorëve dhe plumbi e ka prekur aksidentalisht.

    Megjithatë policia do të dalë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Një vit më parë në këtë njësi u vra paraardhësi i tij 63-vjeçari Fatmir Hodo, raporton abcnews.al.

    Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë Delaj. Ai qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë.

    Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, i cili u qellua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë pavarësisht se vetë ai nuk ishte objektivi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!