×
  • Sport
  • Sport

    Albian Ajeti shënon gol të bukur ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 23:55

    Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ka qenë protagonist për skuadrën e tij Basel ndaj PSV Eindhoven në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.


    PSV kaluan të parët në epërsi nëpërmjet sulmuesit portugez Bruma.

    Por ishte sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti që e barazoi rezultatin në minutën e 45-të në 1-1.

    Basel kaloi në epërsi në minutën e 79-të, para se PSV të bënte rikthimin e madh në minutat e fundit, ku fillimisht barazoi Lammers në minutën e 89 ndërsa Malen shënoi në kohën shtesë për 3-2.

    Përveç Ajetit që ishte titullar, nga minuta e parë u paraqit edhe Taulant Xhaka, transmeton Telegrafi.com.

    Ndërkohë Kemal Ademi hyri në fushë nga banka rezervë, derisa Edon Zhegrova nuk u grumbullua fare në mesin e 18 futbollistëve për këtë takim.

    Ajeti po kalon në një formë të mirë, pasi edhe në fundjavë ka arritur të shënojë gol ndaj Sionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!