×
  • Sport
  • Sport

    Altin Lala: Rashica nuk do të largohet nga Werderi këtë sezon

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 15:54

    Sulmuesi Milot Rashica nuk do të largohet nga Werder Bremeni në asnjë rrethanë gjatë këtij sezoni.


    Kështu është shprehur menaxheri i sulmuesit të kombëtares së Kosovës, Altin Lala, raporton dpa.

    “Largimi në dimër nuk është temë diskutimi”, ka thënë Lala.

    Sulmuesi 23 vjeçar i Kosovës ka shënuar 19 gola për Werderin në vitin kalendarik 2019. Aktualisht ai është një prej lojtarëve më të kërkuar të skuadrës së tij që gjendet në pozitën e 14 të Bundesligës.

    Deklarata e Lalës erdhi pas raportimeve të mediave se skuadra angleze Aston Villa po përgatit një ofertë prej 40 milionë euro për Rashicën./Koha Ditore/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!