×
  • Sport
  • Sport

    Arbenit Beqiraj shpallet kampion i Kosovës në garat e motokrosit, mposht veteranin e këtij sporti

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 14:37

    Gjatë të dielës, në Suharekë janë zhvilluar garat e motokrosit “Enduro Race” e organizuar nga klubi “Theranda Motocross”.

    Arbenit Beqiraj shpallet kampion i Kosovës në garat e motokrosit, mposht veteranin e këtij sporti. Arbenit Beqiraj nga Suhareka ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij, ku edhe u shpall kampion i kategorisë kryesore “E2 Profesionale” për vitin 2021.

    Ai ka mposhtur njërin nga garuesit më me zë në këtë sport, Blerim Aliu i njohur ndryshe si “Livoçi i Gjilanit” i cili për 10 vite ishte kampion në këtë sport.

    Beqiraj me motokrosin e tij ‘vallëzonte’ në pistën e vështirë të fshatit Duhël në këtë sport ekstrem.

    Talenti nga Suhareka për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të ngjitet në majat e sportit të motokrosit. Ai brenda një viti kaloi të gjitha kategoritë për tu shpallur kampion i Kosovës në kategorinë profesionale.

    Blerim Aliu zuri vendin e dytë në këtë kategori, derisa në podium në këtë kategori u ngjit edhe Valon Zeqiraj i cili zuri vendin e tretë.

    Vlen të theksohet se sivjet motoçiklistët nga klub “Motocross Theranda” i dominuan garat e motokrosit të cilat u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.

    Edhe në kategorinë E3 kampion u shpall Kastriot Muqa nga Suhareka.

    Garat në Suharekë u zhvilluan në pesë kategori të ndryshme.

    Më poshtë janë rezultatet nga të gjitha kategoritë:

    Gara Enduro “Suhareka 2021”

    E – Junior class

    1.Arjan Dreshaj vendi -1

    2.Omar Xhaferi vendi – 2

    E – Junior

    1.Erjon Shpati Vendi -1

    2. Shqipron Islami Vendi – 2

    E 1

    1.Besim Tershani Vendi-1

    2.Agron Kelmendi vendi-2

    3.Drilon Emini Vendi-3

    E 2 – profesionale

    1.Arbenit Beqiraj Vendi-1

    2.Blerim Aliu Vendi-2

    3.Valon Zeqiraj Vendi-3

    E 3

    1.Kastriot Muqa Vendi-1

    2.Eurolind Morina vendi-2

    3.Rehad Haliti Vendi-3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!