×
  • Sport
  • Sport

    Atletico e “turpëron” kampionin në “Anfield” dhe kalon në çerekfinale të CHL

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 23:36

    Atletico Madrid ka heshtur Anfieldin dhe ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


    Skuadra e Simeones ka fituar kundër Liverpoolin me rezultat32-2 në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8 dhe ka siguruar çerekfinalen falë fitores në ndeshjen e parë në Madrid.

    Në kohën e rregullt, Liverpooli ishte fitues me një gol të shënuar nga Ëijnaldum në minutën e 43-të të ndeshjes.

    Ky gol e dërgoi ndeshjen në vazhdime pasi që shifrat mbetën të barabarta.

    Me të filluar shtesa, Firmino realizoi edhe një gol që do ta kishte kualifikuar Liverpoolin.

    Por kundërpërgjigja e Simeones erdhi shumë shpejtë, ku arriti të shënoj golin e parë menjëherë pas tre minutash. Realizator i këtij goli ishte Llorente.

    I njejti shënoi edhe golin e dytë dhe të barazimit për Atletico Madridin në minutën e fundit të shtesës së parë.

    Golin e tretë për Atleticon e shënoi Morata në minutën e 120-të të ndeshjes.

    Kështu kampionët në fuqi eliminohen që në rundin e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!