×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë me një gol të çuditshëm të Joshua Kimmich

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 22:25

    Bayern Munich e ka mposhtur Dortmundin me rezultat 3-2 në Superkupën e Gjermanisë


    Ndeshja ishte shumë interesante me Bavarezët që shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Tolisso 18′ dhe Muller 32′, shkruan Reporteri.net

    Dormtundi ngushtoi epërsinë me anë të Julian Brandt në minutën e 39′.

    Erling Haaland në pjesën e dytë barazoi rezultatin në minutën e 55-të për ta bërë këtë ndeshje edhe më interesante.

    Por, Joshua Kimmich ishte heroi i Bayernit që shënoi golin e fitores në minutën e 82′ në një mënyrë shumë interesante.

    Kështu, Bayerni vazhdon dominimin në Gjermani tani duke e fituar edhe Superkupën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!