×
  • Sport
  • Sport

    Berisha beson se Shqipëria mund të arrijë në “Katar 2022”

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 22:51

    Spal po lufton fort për të siguruar rikthimin në Serie A. Ekipi italian renditet në vend të shtatë në Serie B dhe do të tentojë të arrijë objektivin e madh nga ndeshjet “play-off”.


    Portieri i Spal, Etrit Berisha ka qenë një ndër më të mirë në këtë sezon.

    “Gardiani” dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, ka dhënë një rrëfim për TMW, aty ku komenton disa tema të ndryshme. “Si është të jesh lideri i Spal? Sigurisht që nuk është e thjeshtë. Unë punoj gjithmonë për të qenë në formë, me synimin për të bërë diferencën në fushë.

    Bashkë me skuadrën duam të mbërrijmë sa më larg, futbolli është lojë skuadre“, deklaron 32-vjeçari nga Prishtina, i cili ndalet tek e ardhmja e tij, kujton betejën me Covid-19 dhe e mbyll deklaratën e tij me kombëtaren kuqezi.

    “Sinqerisht që nuk kam dijeni se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është herët, nuk kam biseduar me drejtuesit për këtë temë. Ka rëndësi se çfarë do të ndodhë në ndeshjet që ka mbetur, më pas do të ulem e të flas me drejtuesit.

    Reja dhe Berisha gjatë një konference për shtypin
    Covid-19? Një moment i vështirë për të gjithë, sidomos për mua. Ishte hera e parë që shkoja në spital. Çfarë trishtimi kur shihje korridoret të mbushur me njerëz që kërkonin ndihmë. Kam parë edhe njerëz që mezi mbusheshin me frymë“, thekson Berisha.

    A do arrijë Shqipëria e Rejës t’i dhurojë tifozëve shqiptarë kualifikimin në Botërorin Katar 2022? Portieri dardan shfaqet shumë optimist. “Besojmë shumë te kualifikimi. Kemi një grup me lojtarë që luajnë në nivele të larta.

    Në grupin tonë kemi kundërshtarë shumë të vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Botëror. Reja? Ai është një ‘ish’, e dashuron Ferraran dhe ekipin e Spal. Më flet shumë mirë për qytetin, ai është një tip që di dhe ndjek gjithçka“, përfundon Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!