×
  • Sport
  • Sport

    Biletat e ndeshjes Kosovë-Angli shiten edhe në ‘MerrJep’

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 18:33

    Të dielën e 17 nëntorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do ta presë ekipin e Anglisë në përballjen e saj të radhës në futboll.


    Sot ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje, mirëpo ende pa nisur shitja e tyre, faqja online e cila shërben për shitjen e biletave Tiks.app, është bllokuar, e disa qytetarë të cilët duket se kanë arritur t’i blejnë biletat kanë filluar t’i shesin ato në tregun e zi

    Interesimi i madh i qytetarëve për ta parë ndeshjen Kosovë-Angli, ka bërë që ende pa nisur shitja e biletave, faqja Tiks.app të bllokohet.

    Kësisoj, ka qenë e pamundur qasja në këtë faqe për të plotësuar të dhënat e nevojshme për blerjen e biletave.

    Megjithatë, disa persona duket se tashmë kanë arritur t’i sigurojnë biletat dhe kanë vendosur t’i shesin ato online në web faqen MerrJep.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!