×
  • Sport
  • Sport

    Çele guri gojën: Askush nga Ballkani nuk prononcohet pas humbjes nga Trepça ’89

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 16:56

    Ballkani sot pësoi humbjen e parë në kampionat duke u mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat 4-3 në Riza Lushta


    Suharekasit ishin duke fituar 3-0 deri në minutën e 65-të, por më pas mitrovicasit bënë mrekullinë duke shënuar katër gola për të arkëtuar tre pikë të mëdha, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes asnjë zyrtar i Ballkanit nuk u prononcua për media. Si duket kjo humbje ka lënë shije të hidhur në kampin suharekas.

    Ballkani megjithatë mbetet lider i Superligës me 19 pikë, i ndjekur nga Drita me 13 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!