×
  • Sport
  • Sport

    Data më e mundshme për rinisjen e kampionatit, pritet miratimi për Seria A

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 22:25

    Kampionati italian i futbollit është në pritje të miratimit nga Komitetit Tekniko-Shkencor i Qeverisë për nisjen e stërvitjeve kolektive në datën 18 Maj.


    Sidoqoftë, aprovimi i kësaj kërkese nga Qeveria, nuk e bën të sigurt rifillimin e Serisë A, por është një hap shumë i rëndësishëm drejt rikthimit në fushë.

    Data më e mundshme e vazhdimit të kampionatit është 13 ose 14 qershori, por akoma nuk ka asgjë përfundimtare.

    Sakaq, sipas mediave italiane, nëse pas rinisjes rezulton qoftë edhe një tjetër person nga futbolli italian i infektuar nga COVID-19, kampionati rrezikon të përballet me një tjetër ndalesë të gjatë, si kjo që po kalon tani dhe kjo do ishte goditje tjetër për së dyti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!