×
  • Sport
  • Sport

    Derbi anglez dhuroi dramë, Lampard e Arteta ndahen në paqe

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 23:11

    Tashmë ka përfunduar gjithçka në takimin e xhiros së 24’të në Premierligë ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit.


    Dy skuadrat e mëdha angleze u takuan sot për të na dhuruar spektakël të vërtetë nga stadiumi “Samfort Bridge”, shkruan Reporteri.net.

    Goli i parë u shënua nga skuadra e Chelseas, ku Jorginho shënoi për rezultati 1:0 në minutën e 28 të takimit, gol ky që erdhi nga pika bardhë.

    Ndërkaq, në minutën e 63’të takimit u barazuan shifrat në 1:1 përmes Martinellit. Gjithçka e barabartë po shkonte në derbin anglez, ku në skenë doli Azpilicueta i cili ia dhuroi epërsinë Chelseas në minutën e 85’të të takimit.

    Por, kur po mendohej se Lampard do ta fitonte këtë takim, në skenë doli Bellerin i cili barazoi shifrat në 2:2, ku ky edhe ishte rezultati final i këtij takimi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!