×
  • Sport
  • Sport

    Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 19:46

    Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain.


    Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e dimrit.

    Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi është duke e menduar seriozisht transferimin e Di Marias, që do e ndihmonte shumë skuadrën me përvojën që ka.

    PSG nuk i ka ofruar marrëveshje të re lojtarit, derisa ajo aktuale i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

    Për të mos e humbur si lojtar të lirë, klubi nga Ligue 1 planifikon që të shesë Di Marian qysh në janar.

    Antonio Conte e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe do e kërkojë transferimin e tij, që mund të vlejë rreth 25 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!