×
  • Sport
  • Sport

    Duka reagon për videon që u shfaq me trajnerin që përdorte dhunë ndaj futbollistëve të rinj shqiptarë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 17:18

    Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar pas video së publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se trajneri i i Laçit U-17, Ndue Tarazhi, godiste lojtarët e tij ndërsa i fajësonte për një humbje.


    Pas verifikimeve, mësohet se kjo video është regjistruar në vitin 2016. Lidhur me këtë ngjarje, Duka ka thënë se sjellja e Ndue Tarazhit është e papranueshme

    “Nëse është e vërtetë, është e papranueshme. Sigurisht që ka pasur metoda të tilla “spartane” apo të dhunshme, por në kohën e sotme është e papranueshme. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë grintë futbollistëve. Mënyra të tilla për të edukuar apo për të motivuar janë të papranueshme, të ndaluara absolutisht po, por edhe të papranueshme”,-tha Duka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!