×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme: Pas formës që e kaloi sezonin e kaluar, Werderi shpërblen Rashicën

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 21:07

    Klubi gjerman Werder Bremen po e vlerëson në maksimum yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.


    Futbollisti nga Vushtrria ka kontratë me klubin deri më 2022, por që me kontratën e re do të përmirësonte pagën, për t’u bërë njëri nga lojtarët më të paguar të Werderit, shkruan portali i afërt me klubin “Deich Stube”.

    Sulmuesi kosovar ditë më parë, ka thënë se dëshiron ta vazhdojë kontratën e të njëjtin mendim ndan edhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

    Werderi e vlerëson shumë të rëndësishëm sulmuesin e Kosovës, i cili i shënoi 11 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen edhe të ekipeve të tjera, jashtë Gjermanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!