×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmuar: Mayweather merr post të rëndësishmen në UFC

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 20:12

    Boksier dhe luftëtari i arteve marciale, Floyd Mayweather bëri të ditur rikthimin e tij në UFC, por jo si sportist aktiv.


    Mayweather do të jetë ndihmës i presidentit të UFC-së, Dana White, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka pranuar vetë amerikani në një prononcim për media:

    “Po, është e vërtetë. Kryetari White dhe unë po punojmë maksimalisht që të sjellim në skenë një spektakël të UFC-së në vitin e ardhshëm. Përgatitjet po shkojnë si është më së miri, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat”, deklaroi ai.

    Kujtojmë se para një viti Mayweather ishte takuar me luftëtarin e arteve marciale, MC Gregor në një ndeshje boksi, ku e mposhti atë pasi e rrëzoi dy herë përtokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!