×
  • Sport
  • Sport

    E kryer: Zidane merr vendim për Gareth Bale

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 15:07

    Gareth Bale u la jasht skuadrës së Real Madridit përsëri në humbjen e tyre ndaj Real Sociedadit të dielën dhe tashmë është vikendi i dytë ky që Bale u la jasht nga tekniku madrilien.


    I pyetur pas humbjes nëse ka një mesazh për sulmuesin uellsian, Zidane sugjeroi se veprimet e tij së fundi veqse i kanë përçuar mesazhin tek ai, shkruan Marca, përcjell Reporteri.net

    “Është e qartë çfarë unë kam bërë këtë vikend”, ka thënë Zidane për vendimin e tij për ta lënë uellsianin jasht skuadrës.

    “Do të shohim se çfarë do të bëjë javën e ardhshme dhe çfarë do të ndodh vitin e ardhshëm”.

    “Ai është mirë fizikisht”, ka thënë Zidane duke lënë të kuptohet se problemi qëndron në atë që francezi nuk llogaritë më në shërbimet, e tij e jo tek lëndimet.

    Kujtojmë që Real Madridi veqse ka siguruar shërbimet e belgut Hazard, por ajo çfarë ka mbetur janë vetëm kushtet e transferimit të tij në kampin madrilien./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!