×
  • Sport
  • Sport

    E thotë gazetari i njohur italian: Valon Berisha do t’i bashkohet skuadrës së madhe gjermane

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 10:50

    Mesfushori kosovar, Valon Berisha nuk po ka minutazhë të mjaftueshme tek skuadra e Lazios, dhe për këtë ka vendosur që ta fillojë një aventurë të re.


    Sipas raportimeve të fundit nga Italia, ku një faqe në “Twitter”, pretendon se gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Berisha do t’i bashkohet Fortuna Dusseldorfit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas faqes Lazio Land në “Twitter”, Gianluca Di Marzio pretendon se Valon Berisha ka vendosur të bashkohet me Fortuna Dusseldorf në orët në vijim. Ai do të transferohet në formë huazimi tek skuadra gjermane, por me mundësi blerje në fund të sezonit.

    Kujtojmë se mesfushori ynë, ka zhvilluar gjithsej 3 ndeshje këtë sezon për Lazion./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!