×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Arsenali futet në garë për portierin shqiptar

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 23:41
    STADIO GIUSEPPE MEAZZA, MILANO, ITALY - 2019/01/31: Thomas Strakosha of SS Lazio during the Coppa Italia quarter-finals football match between Internazionale Fc and SS Lazio . Ss Lazio wins 5-4 over Fc Internazionale. (Photo by Marco Canoniero/LightRocket via Getty Images)

    Skuadra e famshme angleze, Arsenali ka hyrë në garën për të siguruar shërbimet e portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.


    Mediat italiane raportojnë se “Topçinjtë” po kërkon me ngulm një portier të ri dhe Strakosha shihet si ideali.

    Por për të blerë kartonin e shqiptarit, Arsenal duhet të mposhtë konkurrencën e klubit tjetër anglez, Tottenham, që gjithashtu po ndjek nga afër portierin.

    Gjithsesi, italianët e Lazios mund të hyjnë në diskutime për shitjen e 24 vjeçarit vetëm për një shifër që fillon nga 30 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!