×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja me komunikatë zyrtare për rastin e Arianit Ahmetit

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 16:39

    Federata e Futbollit të Kosovës të premten ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka paraqitur versionin e saj për rastin e Arianit Ahmetit.


    Ahmeti më parë ishte i punësuar në FFK, ndërsa një kohë kishte shprehur pretendime për të marrë drejtimin e Federatës.

    FFK-ja ia ka shkëputur kontratën, ndërsa Inspektorati i Punës ka gjetur shkelje në vendimet e FFK-së që lidhen me këtë çështje.

    Sqarim për “Rastin Ahmeti”

    Ndaj z. Arianit Ahmeti organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti.

    Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

    Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!