×
  • Sport
  • Sport

    Fitoi trofeun e parë me Prishtinën, vjen komenti nga trajneri Ramadani pas ndeshjes me Dritën

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:20
    ????????????????????????????????????

    Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës.


    Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3 me 1 ndaj Dritës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Mardan”.

    Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirija Ramadani.

    “Ishin 90′ minuta që vendosen ndeshjen, në pjesën e parë kemi pasur iniciativa. Pastaj, në pjesën e dytë, Drita kishte iniciativën, por ne patëm mundësi më të mira për gol. Unë mendoj se ishte një finale dhe ndeshje e vërtetë. Fitoren ua kushtoj tifozëve tanë, “Plisave”, tha shkurtimisht Ramadani për Art Motion.

    Kjo është Superkupa e 10-të e fituar nga kryeqytetasit të cilët kanë shpërthyer menjëherë në festë pas këtij triumfi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!