×
  • Sport
  • Sport

    Flet heroi i Parisit që shënoi golin e kualifikimit në minutat e fundit

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 23:54

    Eric Maxim Choupo-Moting ishte heroi i Parisit pasi shënoi golin e fitores kundër Atalantas në minutën e 93-të


    PSG e përmbysi Atalantan duke e mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Atalanta ishte duke fituar 1-0 deri në minutën e 90-të, kur Marquinhos barazoi rezultatin, derisa më pas në minutën e 93-të Choupo-Moting shënoi golin e fitores.

    Pas ndeshjes sulmuesi i Parisit ka thënë se ishte një përballje e vështirë.

    “Ishte një ndeshje e çmendur, një lojë dhe kundërshtar i vështirë”, ka deklaruar Choupo-Moting.

    “Mendoj se kemi treguar deri në momentin e fundit që besuam në veten tonë.

    “Nuk ishte e lehtë sepse kishim disa raste të mira që për fat të keq nuk mundëm t’i shënonim,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!