×
  • Sport
  • Sport

    Florent Hadërgjonaj tregon nëse i ka kryer testet për Koronavirus te Kasimpasa

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 23:21

    Përhapja e shpejtë e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka bërë që bota e sportit të ndalt gjithandej botës. Futbollistët kanë mbetur të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, ndërkohë që mbeten në pritje të sinjalit se kur do të mund të kthehen në fushën e lojës.


    Futbollistët janë të karantinuar në shtëpitë e tyre, ndërkohë që duhej të ishin të grumbulluar në këtë kohë me kombëtaret e tyre.

    Florent Hadërgjonaj, reprezentuesi i Kosovës ka folur për emisionin “Ich Bin Albaner” në lidhje me situatën e krijuar, derisa ka deklaruar se ai pret të fillojë seancat stërvitore me skuadrën e tij Kasimpasa gjatë këtyre ditëve.

    “Jo nuk i kemi kryer testet mjekësore, pasi që momentin kur kemi ndërprerë stërvitjet nuk ka patur ndonjë rast në Turqi. Tani jemi të karantinuar dhe kemi marrë thirrje nga klubi për t’u rikthyer në seancat stërvitore”, deklaroi Hadërgjonaj, shkruan Gazetasheshi.com.

    Ai më pas foli edhe për periudhën e vështirë të cilën po e kalon në karantinë.

    “Është një periudhë e vështirë, pasi që ndodhem i vetëm. Të tjerët kanë familjarët e tyre dhe mund ta kalojnë më lehtë, por për mua është paksa më e vështirë. Por, shpresojmë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejtë dhe do t’i rikthehmi normalitetit”, përfundoi Hadërgjonaj.

    Aktualisht Hadërgjonaj është pjesë e skuadrës ‘Kasimpasa’, derisa kampionati në Turqi ishte njëri ndër kampionatet e fundit që pezulloi të gjitha aktivitetet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!