×
  • Sport
  • Sport

    Frank Lampard kërkon nga Chelsea transferimin e Jadon Sanchos dhe Timo Wernerit

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 16:01

    Frank Lampard thuhet se ka kërkuar nga Chelsea që të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig në këtë verë.


    Trajneri i The Blues dëshiron që të përforcojë skuadrën në këtë afat kalimtar, pasi në verën e kaluar dhe në janar nuk kompletuan asnjë transferim, transmeton Telegrafi.

    Chelsea ishte e dënuar nga UEFA për verën e kaluar të transferonte lojtar shkaku që kishte thyer rregullat e transferimeve të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

    Por, sipas asaj që raporton The Athletic, Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferojë Wernerin dhe Sanchon.

    Shuma e transferimit të dy lojtarëve do të kalonte shifrën e 200 milionë eurove, mirëpo nuk do të jetë kaq e lehtë.

    Shumë skuadra evropiane si, Liverpooli, Manchester United, Real Madridi, Barcelona, Juventus e Manchester City, janë vënë pas dy lojtarëve.

    Chelsea shpreson që t’i bind të dy lojtarët që të kalojnë në Stamford Bridge, mirëpo dyshja kërkojnë një pagë të majme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!