×
  • Sport
  • Sport

    Frikë nga tifozët, klubi gjerman ka një thirrje: Mos hajdeni në stadium

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 19:47

    Bundesliga gjermane do të rifillojë në datë 16 maj.


    Kampionati u ndërpre në javën e 25-të dhe çdo skuadër do të zbresë 9 herë në fushën e blertë deri në mbylljen e këtij sezoni. Eintracht Frankfurt pret M’Gladbach të shtunën e 16 majit, ndeshje që do të nisë në orën 18:30.

    Përballja do të zhvillohet pa tifozë, por klubi vendas i trembet mësymjes së ultrasve. Drejtori sportiv i Eintracht, Fredi Bobic ka treguar për ESPN se çfarë i ka kërkuar mbështetësve të zjarrtë. “Kemi biseduar shumë me tifozët dhe u kemi thënë këto fjalë.

    ‘Dëgjoni djema, mos u paraqitni në stadium. Nëse vini, do e humbasim ndeshjen në tavolinë, rregullat janë të qarta’. Ata janë inteligjentë, kanë zbatuar rregullat këtë periudhë dhe kanë bërë shumë për komunitetin, sidomos për të moshuarit”, deklaron Bobic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!