×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistët e Spanjës vaksinohen nesër, frikë për performancën e lojtarëve në Euro 2020

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 16:45

    Kombëtarja Spanjolle e futbollit, e tronditur së fundmi nga rastet me Koronavirus, do të marrë vaksinën për të krijuar imunitet. Procesi do të kryhet këtë të premte nga autoritet përkatëse, duke nisur nga ora 10:00.


    Informacioni u konfirmua për mediet iberike nga Ministria e Mbrojtjes, përgjegjëse për operacionet e vaksinimit, pasi ato do t’i besohen Ushtrisë. Ministrja e shëndetësisë, Carolina Darias, tha në një konferencë për shtyp se vaksina që do të administrohet do të jetë Pfizer, për të cilën janë planifikuar dy doza.

    Mediat spanjollen raportojnë se frika është se efektiviteti i vaksinës nuk zhvillohet në kohë dhe efektet anësore të mundshme ndikojnë në performancën e lojtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!