×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka i gatshëm për derbin e madh të Londrës

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 15:50

    Nesër do të zhvillohet derbi i Londrës ku Tottenhami do të jetë nikoqir i Arsenalit me ndeshjen që do të fillojë nga ora 17:30


    Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Arsenalin që po lufton për një vend që dërgon në Europa Ligë, shkruan Reporteri.net

    Edhe Xhaka është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj përballje dhe ka premtuar se do të jap më të mirën nga vetja që skuadra e tij të marr rezultat pozitiv.

    “Bateritë janë të mbushura plotë. Gati për të dhënë çdo gjë për ndeshjen e nesërme. Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo,” ka shkruar Xhaka në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!