×
  • Sport
  • Sport

    Hadergjonaj: Jemi gati për të dhënë gjithçka e për t’iu bërë krenar

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 13:37

    Kosova do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.


    Ndaj kësaj ka bërë një reagim edhe lojtari Florent Hadergjonaj, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se jemi gati të bëjmë gjithçka e t’iu bëjmë krenar, shkruan Reporteri.net

    “Dita e ndeshjes. Jemi gati për të dhënë gjithçka për t’iu bërë krenar. Të bashkuar për Kosovën”, ka shkruar Hadergjonaj.

    E rëndësishmja për ta fituar këtë grup është Anglia, mirëpo Kosova do të mund ta sigurojë një vend në Evropian edhe duke u radhitur e dyta në grup.

    Kujtojmë që para pak ditësh Kosova fitoi lojën me Çekin 2-1, ku bëri krenar të gjith shqiptarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!