×
  • Sport
  • Sport

    ‘Haland do t’ju copëtojë dhe do t’ju bëjë lakër’: Serbët ndihen të provokuar

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 15:50

    Sa herë që në Serbi ka një histori përballje me një ekip shqiptar, në mediat serbe do të kemi gjithmonë titujt që hapen me: “Provokacija”.


    Por më në fund në gjë e tillë vjen për një tjetër kundërshtar dhe jo vetëm me shqiptarët.

    Serbia do të luajë përballë Norvegjisë dhe ish-futbollisti dhe tanimë komediani Bernt Hulsker, ka zgjedhur që të provokojë disi rivalët e Ballkanit, që “marrin flakë” lehtësisht.

    Misioni kryehet pa shumë vështirësi, vetëm me një këngë motivuese për futbollistët norvegjezë.

    “Serbë, Haland do t’ju copëtojë dhe do t’ju bëjë lakër”, thotë Bernt Hulsker mes të tjerash, duke treguar forcën e yllit kryesor të Norvegjisë që luan me Dortmundin.

    Kjo ka bërë xhiron e të gjitha mediave serbe që e cilësojnë si skandaloze këtë lloj reagimi përpara takimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!