×
  • Sport
  • Sport

    Haradinaj: Suksesi i Majlindës dhe Norës ka lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 19:00

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për fitoren e Majlinda Kelmendit dhe për medaljen e argjendtë të Nora Gjakovës në Lojërat Evropiane në Minsk.


    Ai ka thënë se triumfi i xhudisteve tona kosovare e renditë vendin tonë me fuqitë e tjera olimpike.

    “Shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rënditë vendin tonë me fuqitë olimpike. Ekipi i Driton Kukës është shndërruar në emblemë suksesi për Kosovën, duke lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës. Krenar për nderin që po i sjellin Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!