×
  • Sport
  • Sport

    Higuain: Dëshiroja vetëm Juventusin, ja pse e ndërrova numrin e fanellës

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 17:17

    Gonzalo Higuain ka thënë se dëshironte me çdo kusht qëndrimin te Juventusit dhe ka treguar arsyen pse e ka marrë fanellën me numrin 21


    Sulmuesi argjentinas pritej që të largohej nga Juventusi në afatin kalimtar me Romën që ishte e interesuar për shërbimet e tij, shkruan Reporteri.net

    “Në kohën kur u riktheva në Torino, unë kisha ide të qarta. Unë dëshiroja të qëndroja te Juventus,” ka thënë ‘El Pipita’.

    31 vjeçari ka treguar edhe arsyen pse e ndërroi numrin 9 me 21.

    “Ishte zgjedhja ime. Unë vendosa ta marrë numrin 21, pasi është më datë 21 më ka lindur vajza,” përfundoi argjentinasi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!