×
  • Sport
  • Sport

    Historike: Manchester City kalon në finale të Champions League për herë të parë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 23:02

    Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve. Do ta presë fituesin nga dueli mes Chelseat dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.


    Pas shumë shpenzimeve dhe tentimeve vit pas viti, më në fund Manchester City ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit.

    City e eliminoi në gjysmëfinale PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.

    Pasi fitoi në Francë 2-1, të besuarit e Guardiolës triumfuan edhe në shtëpi, 2-0.

    Riyad Mahrez ishte heroi i mbrëmjes me dy gola.

    PSG luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 69’, pasi Angel di Maria u përjashtua me të kuq.

    Në finale City tani do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!