×
  • Sport
  • Sport

    Hoti gjen pak kohë për futboll, pret në zyrë Milot Rashicën

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 12:30

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë ditës ka pritur në zyrën e tij yllin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.


    Hoti e ka quajtuar Rashicën sportist të përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të rinjtë shqiptarë, shkruan Reporteri.

    “Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

    Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian. ?? #EURO2020”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3451968898197773

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!