×
  • Sport
  • Sport

    Joshua u bashkohet legjendave që nderohen nga “Madame Tussauds”

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 18:04

    Madame Tussauds do t’i kushtojë një vend të veçantë Anthony Joshua pas fitores ndaj Andy Ruizit në fundjavën e kaluar,


    Britaniku e mposhti meksikano-amerikanin në ripërballje që u zhvillua në Arabinë Saudite as 12 raundeve, për t’i rikthyer sërish në brezin e tij titujt si, WBA, WBO, IBF dhe IBO.

    Për këtë të arritur të madhe, Britania e Madhe ka vendosur ta nderojë Joshuan, më saktësisht muzeu Madame Tussauds.

    Madame Tussauds është një vend ku nderohen të gjithë sportistët për të arriturat e tyre dhe tani në Britani tashmë janë disa sportistët të dalluar.

    Aty janë edhe emra si, gjashtë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, katër herë fituesi Olimpin, Mo Farah dhe fituesi i Kupës së Botës për Anglinë që ishte edhe kapiten, Bobby Moore.

    Më e veçanta e gjithë kësaj është se të arriturat e Joshua do të shkruhen afër atyre të Muhammad Ali, që po ashtu është pjesë e Madame Tussauds.

    Lista e sportistëve që kanë historinë e tyre të shkruar në muzeun Madame Tussauds:

    Anthony Joshua (Boks)

    Mo Farah (Atletikë)

    Jessica Ennis-Hill (Atletikë)

    Usain Bolt (Atletikë)

    Jessie Owens (Atletikë)

    Olga Korbut (Gjimnastikë)

    Bobby Moore (Futboll)

    Cristiano Ronaldo (Futboll)

    Pele (Futboll)

    Sachin Tendulkar (Kriket)

    Leëis Hamilton (Formula 1)

    Muhammad Ali (Boks)

    Rafa Nadal (Tenis)

    Jonny Wilkinson (Rugby)./Telegraf/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!