×
  • Sport
  • Sport

    Klubi kosovar “Fc Illyria United”, pjesëmarrëse e turneut “Cordial Cup” në Austri

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 21:43

    Skuadra e Ligës së Tretë “Fc Illyria United” nga Podujeva do të marrë pjesë në turneun e 24-të të “Cordial Cup” që do të mbahet me 21-24 maj të vitit 2021 në Tirol të Austrisë.


    Kjo është skuadra e parë shqiptare që merr pjesë në këtë turne cilësor në Europë.

    Vite më parë në këtë turne kanë marrë pjesë skuadra të famshme si Barcelona, Bayern, Liverpool etj, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    FC ILLYRIA UNITED – CORDIAL CUP 2021

    Fc Illyria United do të jetë pjesëmarrëse në Turneun e 24-të e CORDIAL CUP që do të mbahët me 21-24 Maj 2021 në Tirol të Austrisë.

    E falemnderojmë përzemresisht Z.Hans Grübler për ftesen e bëre qe Fc Illyria United te jete pjesë e Turneut më të madh në Europë për Grupmoshat U11; U13 dhe U15.

    Jemi të nderuar që jemi Ekipi i parë Shqiptar që do të merr pjesë në Turneun me Cilësor në Europë.

    Disa nga pjesëmarrsit e Turneut në vitet e kaluara ne Cordial Cup:

    FC Barcelona
    Bayern München
    FC Liverpool
    Juventus Turin
    FC Chelsea
    Ajax Amsterdam
    FC Basel
    RB Leipzig
    BVB Borussia Dortmund
    VFB Stutgart
    Bayer Leverkusen
    Hamburger SV
    Austria Wien

    E shum e shum ekipe tjera me emër në futbollin Europian.

    Si dhe Ekipe nga e gjithë Bota, SHBA, Amerik Latine Azi e Afrikë.

    Yjet qe jane zbuluar nga ky turne nder vite jane:

    David Alaba
    Mateo Kovacic
    Thomas Mueller
    Sami Khedira
    Trankilo Barrneta

    E shum të tjerë ?

    Mundësi e jashtzakonshme për Fëmijet tanë!!

    #FcIllyriaUnited ❤️? ????

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!