×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e la me trauma trajnerin e Anglisë: Nuk jam në disponim që një muaj

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 11:22

    Gareth Southgate akoma nuk po mund ta pranojë faktin që Kosova ia ka shënuar tre gola Kombëtares të cilën e udhëheq ai, Anglinë


    Muajin e kaluar Anglia e mposhti Kosovën me rezultat 5-3, por ky rezultat si duket nuk i ka pëlqyer trajnerit të ‘Tre Luanve’, shkruan Reporteri.net

    Gareth Southgate në prag të ndeshjes me Çekinë ka folur edhe për ndeshjen e kaluar me Kosovën, ku e ka pranuar se nuk ishte në disponim për një muaj shkaku që ‘Dardanët’ ia shënuan 3 gola.

    Imazh i ngjashëm“Ne kemi pritje të mëdha nga vetja, dhe nuk presim të bëjmë xhiro nderi për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Southgate.

    “Por në mënyrë të barabartë, është një hap në rrugë dhe është diçka që duhet të ta shijosh. Pra, ne duhet ta bëjmë atë më parë”.“Gjithmonë duhet të shijosh fitoren. Një nga vështirësitë e punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës, dhe ne nuk ishim të lumtur. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!