Kovaci zemëron tifozët e Bayernit: Ju s’jeni tifozët më të mirë në Gjermani

Trajneri Niko Kovac thotë se ai do të vazhdojë të jetë i sinqertë përkundër që i ka zemëruar tifozët e Bayern Munichut duke sugjeruar se ish-klubi i tij Eintracht Frankfurti i ka tifozët më të mirë në Gjermani.


Bayern Munichu radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës dhe atyre iu nevojitën gola të shënuar afër fundit të ndeshjes nga Serge Gnabry dhe Thomas Miller për të fituar me rezultat 2:1 kundër klubit të nivelit të dytë të futbollit në Gjermani, Bochum, në kuadër të DFB Pokal, transmeton Gazeta Express.

Kjo fitore bëri që trajneri Kovac të shpëtojë nga kritikat e ashpra nga tifozët dhe analistët e futbollit. Megjithatë, ai i zemëroi tifozët e klubit të vet duke i lavdëruar tifozët e Eintrachtit, kundërshtarit të Bayernit.

Edhe pse iu dha mundësia t’i tërheqë prapa komentet e tij të enjten, 48-vjeçari vendosi ta mbrojë të drejtën e tij për ta shprehur mendimin e vet për gjëra të tilla.

“Unë ia shikova atyre tri nga ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës në fillim të sezonit – kishin koreografi të mrekullueshme dhe unë mendoj se e gjitha ishte e mrekullueshme”, ka thënë Kovac, i cili e kishte fituar Kupën e Gjermanisë me Frankfurtin në sezonin 2017/18.

“Edhe ne kemi tifozë të mrekullueshëm. E ndjeva këtë sezonin e kaluar, veçanërisht drejt fundit të sezonit, kundër Frankfurtit dhe edhe në ndeshjet e Kupës kur brohoritej emri im”.

“E di se sa të rëndësishëm janë tifozët për ne. Nuk thashë që tifozët tanë janë të këqij, edhe ata janë të mrekullueshëm. Por, nëse e shikojmë nga larg, Frankfurti e ka një atmosferë unike dhe të mrekullueshme, që s’mund ta shohësh askund tjetër në Bundesligë”.

“Nuk do ta ndryshoj veten ose personalitetin tim. Nëse sinqeriteti nuk është më i dëshirueshëm në këtë kohë, ne duhet ta përballojmë. Unë nuk do të ndryshoj”.