×
  • Sport
  • Sport

    Kumbulla pas debutimit me gol në Europa League: Shumë i lumtur, golin ia dedikoj skuadrës

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 9:27

    Marash Kumbulla debutoi në Europa League dhe i dha fitoren Romës në Bernë ndaj Young Boys, pasi shënoi golin që vulosi përmbysjen nga 1-0 në 1-2 në favor të verdhekuqve.


    Në përfundim të ndeshjes Kumbulla foli për mediat italiane, ku u shpreh mjaft i lumtur për golin e mbi të gjitha për fitoren.

    Debutuat me gol…

    Një debutim i pabesueshëm, por më të bukur e bëri fitorja. Jam shumë i kënaqur që shënova dhe i dhashë ekipit tre pikët sot.
    Pse hasët vështirësi në pjesën e parë?
    Kundërshtari na bëri presing lart dhe na vuri në vështirësi në organizimin e lojës, por në pjesën e dytë ndryshuam dhe krijuam shumë më tepër. Besoj se e merituam plotësisht fitoren.

    Po e menaxhoni mjaft mirë kalimin nga Verona te Roma…

    PO dhe kjo falë trajnerit, stafit të tij e të gjithë skuadrës, që më kanë pritur mjaft mirë në dhomat e zhveshjes dhe më kanë bërë pjesë të lojës së ekipit. Golin e sotëm ia dedikoj skuadrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!