×
  • Sport
  • Sport

    Kur dashuria për Kombëtaren shqiptare nuk njeh limite, shikoni çfarë bënë disa tifozë për dy ndeshjet e fundit

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 16:23

    Se ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë përjetohen ndryshe e vërteton edhe sakrifica që kanë bërë disa tifozë të për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë


    Shqipëria zhvilloi dy ndeshje ditë më parë, ku fillimisht u mposht nga Turqia 1-0, ndërsa më pas fitoi ndaj Moldavisë 4-0. Të dy këto përballje ‘Kuqezinjtë’ i zhvilluan në transfertë, raporton Reporteri.net

    Por, kjo nuk e ka penguar Gerasimos Fetsanin dhe disa shokë të tij që të bëjnë kilometra të shumta për t’i shikuar nga afër ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë.

    Gerasimos me anë të një postimi të bërë në Facebook ka treguar se ai dhe 6 shokët e tij, katër nga Gostivari, një nga Elbasani dhe një nga Suedia brenda vetëm 5 ditësh kanë udhëtuar në katër vende të ndryshme me aeroplan për 7 orë, ndërsa me autobus mbi 65 orë. Dhe krejt këto i kanë bërë vetëm për Shqipërinë.

    Gerasimos nuk e di se sa ka fjetur gjatë këtyre pesë ditëve, por nuk ka rëndësi pasi fundja të gjitha këto ai dhe shokët e tij i kanë bërë pasi e dashurojnë Shqipërinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!