×
  • Sport
  • Sport

    Kurti pret në zyrë KB Pejën, nuk mungojnë batutat

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 9:02

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim gjatë të enjtes kampionen e Superligës së Kosovës në basketboll, Pejën.

    Peja është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Trepçën me rezultat të përgjithshëm 3:2.

    Disa ditë pasi fituan titullin kampion, drejtuesit e klubit pejan dhe disa nga lojtarët kanë vendosur ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij në Qeveri.

    Takimi ishte shumë i këndshëm për të dyja palët, teksa nuk munguan as batutat nga ana e kryeministrit, gjatë fotografimit me disa nga lojtarët e Pejës.

    I tillë ishte momenti me basketbollistin Alban Veseli, ku pasi e bënë një fotografi ‘zyrtare’, kryeministri i kërkoi të ‘çlirohen’ pasi iu duk sikurse një fotografi me emisarin e dialogut, Miroslav Lajçak.

    Ky moment shkaktoi shumë të qeshura mes të pranishmeve.

    Video në LINK.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!