×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Gjendet trupi i Florijana Ismailit

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 17:42

    Është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, në Liqenin e Comos, në Itali. 


    Zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, shkruan Reporteri.net.

    Gjetja, ashtu siç raporton Corriere di Como, u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit të Comos, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash.

    Në internet dhe në mediat sociale, ofertat e ndihmës janë shumëfishuar në orët e fundit, si dhe shprehjet e ngushëllimit ndaj familjes së 24-vjeçares./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!