×
  • Sport
  • Sport

    Lampard tregon pse e mori drejtimin e Chelseat

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 23:26

    Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, është i kënaqur me sezonin e tij të parë në drejtim të londinezëve. Ai u transferua nga Derby County në Stamford Bridge verën e kaluar.


    Duke folur për sezonin e tij debutues në drejtim të bluve, ai ka thënë për revistën e Chelseat:

    “E dija se njerëzit do të thoshin se ma besuan këtë detyrë sepse kam luajtur këtu, se kisha vetëm një vit te Derby, se është një punë e vështirë dhe sepse ishte e lehtë të ma besonin mua ekipin për shkak të bllokimit të afatit kalimtar”.

    “E dija gjithë këtë dhe nuk më bezdiste aspak”.

    “Unë e pashë si një mundësi për të punuar në një vend që e dua dhe të jepja maksimumin tim. Kisha besim. E dija se do të ishte e vështirë të siguronim një vend mes katër të parëve në renditje dhe se nuk do të mund të blinim lojtarë, por doja ta provoja dhe t’u provoja njerëzve se e kishin gabim”.

    “Detyra ime tani është të shikoj përpara”, ka thënë Lampard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!