×
  • Sport
  • Sport

    Lirim Kastrati nuk ndalet, shënon gol për Lokomotivën e Zagrebit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 17:40

    Lirim Kastrati ka kaluar në epërsi skuadrën e tij, Lokomotiva Zagreb në duel me Inter Zapresic në fundin e pjesës së parë.


    Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar në minutën e 44′ të ndeshjes, duke kaluar kryeqytetasit në epërsi.

    Ky ishte goli i nëntë këtë edicion për 21 vjeçarin, i cili gjithashtu ka shërbyer në katër raste për bashkëlojtarët.

    Për momentin rezultati i pjesës së parë është 0-1.

    Njëherit kjo është ndeshje e parë e javës së 24-të në Kroaci.

    Ndryshe, futbollisti kosovar nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!