×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City demolon Burnleyn, Mahrez realizoi het-trik

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 18:44

    Manchester City e ka demoluar Burnleyn në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier, pai e ka mposhtur 5-0.


    Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Etihad Stadium, Riyad Mahrez shënoi golin e parë me një asistim nga Kevin de Bruyne.

    Por, anësori algjerian (22′) nuk u ndal me kaq dhe shënoi një gol edhe më të bukur nga një shërbim mjaftë i mirë nga Kyle Walker.

    Derisa po përfundonte pjesa e parë, Benjam Mendy (41′) shënoi për 3-0 për Cityn, derisa mesfushori belg ishte sërish në rolin e asistuesit .

    Edhe pjesa e dytë filloi mirë për Cityn, që shënoi edhe dy gola të tjerë.

    Ishte minuta e 67-të kur Ferran Torres pranoi një asistim nga Gabriel Jesus, për të shënuar për rezultatin 4-0.

    Dy minuta më vonë kaluar dhe Mahrez (69′) kompletoi het-trikun e tij, i ndihmuar nga Phil Foden.

    Citizens shënuan edhe golin e gjashtë, mirëpo atë e anuloi VAR-i për pozicion jashtë loje.

    Pas javës së dhjetë, Manchester City gjendet në vendin e tetë me 15 pikë, derisa në javën e 11-të takohen me Fulhamin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!