×
  • Sport
  • Sport

    Mashtrimi i madh me bileta: Një qytetar e zbulon hilen e kompanisë

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 20:23

    Që nga ora 16:00, kohë kur zyrtarisht u vendosen në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Angli, dhjetëra mijëra persona tentuan të sigurojnë një të tillë. Mirëpo, askush nuk arriti.


    Dhe kjo, sipas kompanisë që është e kontraktuar për të shitur biletat online, po bëhet për shkak të ngarkesës së madhe, shkruan Reporteri.net.

    Madje, për këtë, ata kanë publikuar një njoftim në faqen e tyre zyrtare por edhe në Facebook, faqen ku ndajnë njoftimet.

    “Lajmerim! Pershkak te ngarkeses shum te madhe momentalisht qasja ne ëebfaqe-n tone eshte e pamundur. Shume shpejt faqja do te jete aktive perseri. Shpresoj te kemi mirekuptimin e juaj pasi qe kerkesa eshte jashtezakonisht shume e madhe. Faleminderit!”, thonë ata.

    Por një qytetar ua ka zbuluar hilen. Në komente ai u ka publikuar të dhënat e faqes, të cilat tregojnë se ato janë bllokuar qëllimisht dhe po lejohen IP të caktuara për të blerë bileta. Qytetari ka komentuar disa herë, mirëpo komenti është fshirë nga menaxhuesit e faqes së kompanisë.

    “Pse po rreni o bërlloga? Serveri juaj është në gjendje përfekte pa asnjë time out, ju jeni duke përdor filtera për ëhitelist, jeni duke autorizuar vetëm IP për personat e juaj që me pas mundës me hi mi ble biletat, e na tjert veç me këqyr?”, ka shkruar ai.

    Sidoqoftë, edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se nuk është në dijeni që faqja ka rënë, ani pse janë bërë 4 orë që të gjithë po ankohen që s’po mund të blejnë bileta.

    Ndryshe, Kosova përballet me 17 nëntor me Anglinë, dhe kjo ndeshje ka thyer rekord për interesim, pasi është një nga finalet për të siguruar pjesëmarrje në Evropian./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!