×
  • Sport
  • Sport

    Me ujë, me rrymë edhe me Bayernin në Gjermani nuk luhet

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 20:18

    Bayern Munich e ka shkatërruar Fortuna Dusseldorfin duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0


    Bavarezët po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të radhës në Gjermani, derisa viktima e fundit ishte Dusseldorfi i Valon Berishës, shkruan Reporteri.net

    Bayerni fitoi 5-0 në një ndeshje ku shkëlqeu përsëri Lewandowski.

    LEEEWYYYYY! 3-0! pic.twitter.com/d8KHclikPJ

    — FC Bayern München (@FCBayern) May 30, 2020


    Jorgensen në minutën e 15-të shënoi autogol, ndërkaq më pas në portën e Dusseldorfit shënuan Pavard 29′, Lewandowski 43′, 50′ dhe Davies 52′.

    Në këtë takim Valon Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të.

    Ndryshe, Bayerni pas kësaj fitore vazhdon të jetë lideri i Bundesligës, tani me 67 pikë, 10 më shumë se Dortmundi që është në vendin e dytë me 57 pikë.

    Në anën tjetër Dusseldorfi pas 29 xhirosh zë vendin e 16-të me 27 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!