×
  • Sport
  • Sport

    Messi mbetet jashtë listës së Barcelonës për takimin ndaj Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 16:18

    Ronadl Koeman nuk e ka ftuar Lionel Messin që të jetë pjesë e listës së lojtarëve që do të jenë prezent për takimin ndaj Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve.


    Skuadra ukrainase do të jetë nikoqir i katalunasëve në takimin e së martës mbrëma që fillon nga ora 21:00.

    Por, Koeman ka thënë se ylli argjentinas ka nevojë të pushojë dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës.

    “Atij i duhet pak pushim dhe tani është koha ideale që të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë holandezi në konferencë për media”.

    Messi luajti për më shumë se 90 minuta ndaj Atletico Madridit në fundjavën që shkoi, ndërsa tani do të ketë pushim.

    Më poshtë mund të shikoni listën e 19-të lojtarëve të ftuar për takimin përballë Dinamo Kievit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!