×
  • Sport
  • Sport

    Milani merr vendim për Ibrahimovicin pas përleshjes me Lukakun

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 11:51

    Zlatan Ibrahimovic nuk do të ndëshkohet nga Milani për përleshjen me Romelu Lukakun në disfatën kundër Interit në Kupën e Italisë, sipas mediave italiane.Ibrahimovic u akuzua për gjuhë raciste dhe fyese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë.


    Sipas Corriere della Sera, Ibrahimovic dhe Lukaku janë në pritje të vendimit nga gjykata sportive, por kuqezinjtë kanë vendosur të mos e gjobitin suedezin.Lukaku e humbi toruan pas një ndërhyrjeje të Alessio Romagnolit ndaj tij, duke e shfaqur tërbimin me kapitenin e kuqezinjve.Ibrahimovic ndërhyu duke i thënë belgut “bëje ritualin tënd të leshit vudu, gomar i vogël”.

    Kjo u cilësua si fyerje raciste prej suedezit.Por Ibrahimovic i hodhi poshtë akuzat për racizëm në një reagim të mërkurën dhe ka vazhduar ta mbrojë veten, duke këmbëngulur se nuk është racist.39-vjeçari i është përgjigjur një pyetjeje në rrjetet sociale për incidentin e së martës: “Po, nuk ishte skenë e mirë. Unë gabova. Por mos më quani racist, sepse nuk jam”.

    Ibrahimovici kishte shkruar në Twitter të mërkurën: “Në botën e ZLATANIT nuk ka vend për racizëm. Të gjithë jemi të së njëjtës racë; të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë jemi lojtarë, disa më të mirë se të tjerët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!