×
  • Sport
  • Sport

    Moto GP – kur dhe ku pritet të fillojë kampionati?

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 20:08

    Në mesin e sporteve të afektuara nga koronavirusi është edhe Moto Grand Prix.


    Moto GP planifikohej të startonte gjatë javës së kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Përhapja e koronavirusit me shpejtësi të madhe thuajse në gjithë botën, bëri që të suspendohet edhe starti i Moto GP.

    Testet e Grand Prix Katar u anuluan, duke bërë që edhe starti i sezoni të shtyhet për datë të pacaktuar.

    Ndërkohë, edhe testet e planifikuar për ShBA (Austin) dhe ajo për Argjentinë (Rio Hondo) janë shtyrë për pjesën e vonshme të kalendarit.

    Sipas raportimeve të fundit, Moto GP pritet të startojë më 3 maj, në garën e Spanjës, transmeton lajmi.net.

    Gara e parë pritet të zhvillohet në Jerez, nëse gjithçka shkon tashmë sipas planeve dhe pandemia mbahet nën kontroll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!