×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho e ngacmon keq Guardiolan pas humbjes nga Liverpooli

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 8:10

    Manchester City u mposht me rezultatin 3-1 nga Liverpool në “Anfield Road” dhe tani e shikon veten plot nëntë pikë pas.


    Pep Guardiola nuk e fshehu zhgënjimin e tij ndaj gjyqtarit të takimit në fund.

    Megjithatë si të mos mjaftonte humbja, ka menduar edhe Jose Mourinho, që e ka ngacmuar me një deklaratë për Sky Sport.

    Ai ka thënë se Guardiola duhet ta kishte studiuar më mirë kundërshtarin.

    “Manchesteri është një qytet shumë i bukur për të qarë pas një mbrëmjeje si kjo dhe sa të merret me gjykimin, Pep duhej të kishte përgatitur më mirë ndeshjen”.

    “Liverpool ka një Firmino që luan mes linjave dhe dy lojtarë si Salah e Mane, që vijnë pas shpine dhe shfrytëzojnë çdo gabim, ndaj për t’i përballuar ata, duhet që lojtarët e prapavijës të luajnë pranë njëri-tjetrit, për të mos lënë hapësira”, ka thënë portugezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!