×
  • Sport
  • Sport

    Natë e çmendur në Ligën e Kampionëve: Përmbyset Interi – një lumë golash në Londër

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 23:04

    Kjo është Liga e Kampionëve, spektakli më i madh i futbollit në botë ku të dhuron ndjenja të përziera për 90 minuta të tëra.


    E tillë ishte edhe sot me disa ndeshje që dhuruan spektakël, emocione e gola pa fund, shkruan Reporteri.net

    Padyshim që, ajka e mbrëmjes ishte dueli ndërmjet Chelseat dhe Ajaxit që dhuroi gjithçka që një ndeshje e futbollit mund të dhurojë.

    Blutë e Londrës dhe të rinjtë e Amsterdamit u ndanë në një barazim të ‘çmendur’ 4-4, por Chelsea i përvjeli mëngët mirë deri sa e arriti këtë barazim.

    Chelsea po humbiste 4-1, por një episod që nuk është parë kurrë në histori të futbollit, bëri që londinezët të rikthehen në lojë.

    Dy kartona të kuq dhe një penallti brenda minutës, bën që Chelsea ta brazonte rezultatin shpejtë në 4-4. Ata madje arritën edhe të shënonin golin e pestë, por VAR ia anuloi për shkak që Abraham kishte luajtur me dorë gjatë procesit.

    Në anën tjetër, Valencia e ka mposhtur bindshëm skuadrën franceze Lille me rezultat 4-1, gjersa ky grup tani ka tre liderë me nga 7 pikë, me Chelsean, Ajaxin e Valencian që i prijnë grupit.

    Ndërkohë, Interi u përmbys në Gjermani nga Dortmundi, atje ku po fitonte 0-2 gjatë pjesës së parë me golat e Martinez dhe Vecino, por gjermanët u kthyen shpejtë në ndeshje në pjesën e dytë kur shënuan nëpërmjet Achraf Hakimit që shënoi dopietë dhe një Julian Brandt.

    Barcelona kishte barazuar më herët pa gola me Slavia Praguen, derisa tashmë Interi e sheh vetën në pozitën që dërgon në Europaligë.

    Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

    Zenit 0 – 2 RB Leipzig
    Lyon 3 – 1 Benfica

    Liverpool 2 – 1 Genk
    Napoli 1 – 1 Salzburg

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!